Ka zgjatur vetem 6 muaj eksperienca e futbollistit koplikas Armenis Kukaj ne Kosove me ekipin A&A dhe tashme ai eshte rikthyer serish ne Shqiperi dhe me shume mundesi do te vazhdoje karrieren e tij sportiv tek Veleçiku.

Futbollisti qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe madje firmosi edhe kontrate profesioniste me ekipin e pare, me pas e vazhdoi karrieren ne Gjirokaster tek Luftetari, e per ta vazhduar me Besen e Kavajes, para se te kalonte ne Kosove.

Por atje gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe per kete arsye, ka vendosur t’i bashkohet ekipit te Veleçikut. Nga sot ai eshte vene ne dispozicion te trajnerit Smajli dhe padyshim qe ky konsiderohet nje perforcim shume i rendesishem per kete skuader.

Kukaj eshte nje futbollist shtatelarte dhe luan ne repartin e mbrojtjes. Ai do te zevendesoje ne kete menyre mbrojtesin tjeter Izmir Balaj qe eshte larguar drejt Kanadase. Bashke me Çokajn, Zefin e ndonje futbollist tjeter, ai ofron garanci ne prapavije.

Ndonese u mendua se me largimet e disa lojtareve ne fund te dhjetorit Veleçiku do te dobesohej, ne fakt po ndodh e kunderta sepse merkatoja e kesaj skuadre po sjell emra cilesore si Armenis Kukaj, Joald Ivziku etj./SHKODRA-SPORT.COM/