Tirana ka prezantuar afrimin më të fundit në merkato. Ardit Deliu do jetë pjesë e kampionëve, teksa pas një muaji e disa ditë aventure në Letoni me Liepaja, ish-lojtari i Laçit rikthehet në Superligë, këtë herë me Tiranën.

Kampionët dhe 24 vjeçari kanë gjetur akordin, me durrsakun që blindon kështu mesfushën e bardhebluve.

Deliu e ka nisur karrierën te Besa, duke luajtur edhe me ekipet e dyta të RNK dhe Hajduk Split në Kroaci. Prej 2018, Deliu shkëlqeu në Superligë me Laçin, duke merituar edhe shiritin e kapitenit.

“Të gjitha rrugët na cojnë tek titulli”, shkruan Tirana.