Liverpuli duket se e ka gjetur më në fund mesfushorin e shumëkërkuar nga trajneri Jurgen Klop, me anglezët që janë shumë pranë akordit me Dortmundin për transferimin e mesfushorit, Jud Belingam.
Sipas raportimeve nga “Goal” dy klubet kanë gjetur dakortësinë për këtë marrëveshje me 19-vjeçarin që pritet ti bashkohet “The Reds” në janarin e vitit 2023, me Liverpulin që pritet të paguajë 95 milionë euro për kartonin e tij.
Reali ishte gjithashtu një nga klubet e interesuara për të marrë shërbimet e anglezit, me “Los Blancos” që duket se do ta humbin këtë duel në merkato përballë Liverpulit.