Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka komentuar sezonin deritanishëm në Superligë. I ftuar në emisionin “Pressing”, Bushi u shpreh se bëhet një kampionat I fortë, ndërsa sipas tij vetëm Vllaznia bën spektakël.
“Po zhvillohet kampionat i fortë, ka konkurrencë lart e poshtë. Nuk ka spektakël, vetëm Vllaznia bën. Normal ndikon edhe kalendari i ngjeshur. Ata zhvillojnë futboll të bukur.
Nuk flas nga klasifikimi për ta, por nga futbolli. E kam thënë edhe më parë. Kur luan edhe rezultatet vijnë. Edhe Partizani ka nisur të luajë së fundmi.
Duke parë vazhdimësinë e Vllaznisë, 9 pikë bëhen shumë. Ata nuk kanë dështuar, të themi se kanë luajtur dobët. Të tjerët shkojnë me 2-3 lojtarë, Vllaznia del me 5-6 lojtarë në sulm.
Shoh harmoni të jashtëzakonshme te Vllaznia. Një mbrojtës e puthi portierin kur kapi topin. Nuk del kampion një ekip se merr 5 lojtarë. Vllaznia nuk ka emra. Nuk dilet kampion me tre lojtarë. Shkodranët duken ekip i organizuar”, u shpreh Bushi./newsport/