Vllaznia pavaresisht barazimit ndaj Teutes mbetet ne vallen e saj te pretendimeve dhe kuptohet qe rrugetimi i saj sapo ka nisur dhe padyshim qe nga java ne jave, forma e saj mund te rritet edhe me shume.
Drejtori teknik i Akademise Vllaznia, Alban Neziri, ka qene i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur me superlativa per kuqeblute e sezonit e ri teksa eshte shprehur:
“Ne Shkoder po behet nami per Vllaznine. Interesimi i tifozeve eshte shume i madh per skuadren dhe drejtuesit kane rene ne hall me kete rregullin e 30 per qindeshit te kapacitetit te stadiumit.
Per ndeshjen me Teuten, kerkesat kane qene te jashtezakonshme por ne stadium nuk mund te ishin me shume se 5-6 mije tifoze. Une mendoj se Vllaznia e sivjetme ka per te qene spektakel.
E them kete sepse ka nje stol jashtezakonisht te forte, te cilin shume ekipe ndoshta do ta kishin zili per ta patur si formacion te pare. Jane lojtare te cilet kane ardhur ne korrik e gusht dhe ende nuk e kane marre veten ashtu si duhet.
Besimi i madh natyrisht eshte tek stafi dhe tek presidenti i cili eshte krejt ndryshe nga presidentet e ekipeve ne Shqiperi sepse te Vllaznia, stafi teknik ka 100 per qind nen kontroll skuadren”./SHKODRA-SPORT.COM/