Erdenis Gurishta vijon të mbetet një nga më të mirët te Vllaznia. Futbollisti përveç se i jep siguri shkodranëve, bën edhe liderin.

26 vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Lumturia e arritur me djersë shijohet dy here me shume”. Këtë edicion, në 2 takime të zhvilluara, ia ka dalë edhe të gjejë një herë rrugën e rrjetës.

Në sezonin e kaluar, Gurishta luajti plot 34 ndeshje me fanellën e Vllaznisë, duke marrë “për-dore” skuadren drejt suksesit. Edhe në këtë vit futbollistik priten gjëra të mëdha prej tij, e diçka e tillë e shpresojnë tifozët.

Starti i kampionatit eshte pergjithesisht i mire (ndonese mund te merrej edhe pak me shume) por kampionati sapo ka filluar dhe padyshim qe mundesite jane per te treguar serish vlerat e tyre me te mira.