Numri i tifozeve te Vllaznise po shtohet çdo dite e me shume dhe tashme ata e kane per kenaqesi te thone se jane te dashuruar me ngjyrat kuqeblu.

Por ne fakt nuk jane vetem shkodranet ata qe “jane zgjuar” dhe po bejne tifo per kete skuader. Kjo foto e ketij shkrimi tregon me shume. Ne te eshte sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi, bashke me tre persona te tjere te cilet mbajne te veshur fanellat e Vllaznise.

Behet fjale per ambasadorin japonez ne Shqiperi dhe perkrah tij eshte edhe presidenti i Fuji Film per Azine Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. Ata duket se tashme jane tifozet e rradhes te Vllaznise. Xhaferi ka raporte shume te mira me japonezet ngaqe siç dihet eshte perfaqesuesi i firmes se njohur te ketij vendi “Fuji Film” ne Shqiperi dhe Rajon.

Ne rrethana te tilla, kontaktet edhe me pjestaret e Ambasades se Japonise jane te shpeshta dhe duket se me te, do te kete shume shpejt edhe nje projekt te ri.

E thote kete gje permes fotos se postuar vete Xhaferi teksa ne te shkruan: “Kur kemi partnerë të shkëlqyeshëm në krah, gjëra te mëdha po vijnë”./SHKODRA-SPORT.COM/