Alban Xhaferi eshte shume prane blerjes se Klubit te Futbollit Vllaznia. Nga sa behet e ditur, ai eshte i vetmi nga tre subjektet ofertuese qe ka patur nje dokumentacion konform ligjit dhe kerkesave te autoritetit shites.

Bashkia Shkoder diten e sotme permes emailit u ka derguar dy ofertuesve te tjere, “Joni 5 shpk” dhe “Almiro Gurakuqi” njoftimin se kane mangesi ne dokumentacion dhe si rrjedhoje nuk kualifikohen per ne fazen tjeter.

Te pakten Gurakuqi e ka pohuar kete gje, nderkohe qe zyrtarisht nuk ka nje konfirmim nga ofertuesi tjeter. Ne keto rrethana, ata kane te drejte sipas ligjit qe brenda nje periudhe 7 ditore te bejne ankimimin e tyre dhe Almiro Gurakuqi e ka nisur nje gje te tille.

Ne kete menyre, Bashkia do te prese periudhen e ankimimit dhe me pas do te caktoje daten dhe vendin se kur do te vijoje procedura e ankandit. Deri me tani Alban Xhaferi duket se eshte i vetmi biznesmen ne loje per te blere Vllaznine.