Pak dite me pare, drejtori i pergjithshem i Partizanit Olsi Rama duke folur ne lidhje me sponsorin e Vllaznise Alban Xhaferi deklaroi se “karriera e tij ne futboll ishte e shkurter dhe i gezohej vetem nje fitoreje ne fund ne ndeshjen e pare ne Shkoder, nderkohe qe ne Elbasan e ndihmoi balta”.

Ne lidhje me kete deklarate, ka reaguar sot sponsori i Vllaznise i cili ne nje prononcim te dhene per mediat, i ka kthyer pergjigje drejtorit te te kuqve duke i thene:

“Gjithmone Vllaznia dhe Partizani kane bere lojera te bukura, pasi jane dy klube te medha dhe vlera te shtuara te futbollit shqiptar.

Une mban mend qe drejtori i Partizanit ne ndeshjen e pare ne Shkoder numeronte tifozet, me pas ne fazen e dyte ne Elbasan u mor me teper me balten, ndersa ne ndeshjen e fazes se trete ne “Loro Boriçi” kishte ankesa per barin e stadiumit. Tani te shohim ne ndeshjen e fazes se katert se çfare justifikimi do te kete”.

Kujtojme qe Vllaznia dhe Partizani kryesojne per momentin me pike te barabarta renditjen e kampionatit dhe si rrjedhoje nuk mungojne edhe ngacmimet mes drejtuesve duke nisur kesisoj nje “lufte psikologjike” mes paleve/