...
HomeFUTBOLLAlban Xhaferi nderohet me 'Çertifikatë Mirënjohje' nga IPA Albania

Alban Xhaferi nderohet me ‘Çertifikatë Mirënjohje’ nga IPA Albania

Perpara ndeshjes se djeshme ne mes Vllaznise dhe Tiranes, ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte zhvilluar nje ceremoni e thjesht por shume kuptimplote. Ka qene shoqata e policise IPA ajo qe ka nderuar me nje Mirenjohje sponsorin e Vllaznise Alban Xhaferi.

Çertifikaten atij ia ka dhene Edra Beci, kryetare e IPA SKODRINI REGION Shkoder, ndersa Ardian Zaganjori i ka dorezuare sponsorit te Vllaznise shenjen dalluese te IPA.

“International Police Assocation” eshte shoqata me e madhe e Policise nderkombetare e shtrire ne 68 vende dhe ka mbi 500 mije anetare.Qe nga viti 2019 kjo shoqate ka edhe Seksionin e saj ne Shqiperi me emrin IPA – Seksion Albania.

Ne fokusin e kesaj shoqate eshte rritja e mirqenies se punonjesve te policise ne te gjithe boten pa dalim feje besimi bindje apo ngjyre. Duke qene se eshte nje nga tre shtyllat e policise Boterore, IPA jep ndihmen e saj per permirsimin e shkollimit dhe cilesise se punes te punonjesve te policise.

Nje nga drejtimet e punes se IPA Seksioni Albania eshte forcimi i mardhenieve me komunitetin ne pergjegjesi dhe me komunitetin e biznesit ne vecanti per te dhene ndihmen e saj per rritjen e nivelit te sigurise ne komunitet.

Pikerisht ne kete kontekst, eshte bere edhe akordimi i Çertifikates se Mirenjohjes per z.Alban Xhaferi, biznesmenin e njohur i cili ka dhene kontributin e tij ne formimin dhe forcimi e IPA- Seksion Albania./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.