Egnatia ka mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në Shkodër. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Fernando. Ai arriti të shënonte edhe një gol tjetër, por iu anulua nga VAR për shkak se aksioni nis me faull.

Pas ndeshjes ishte pikërisht autori i golit i cili foli në një prononcim. Ferndando u shpreh se ishte i lumtur për golin dhe se synon të fitojnë Kupën dhe kampionatin.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, jam shumë i lumtur për golin që shënova.

Nuk ka rëndësi se kush shënon, të rëndësishme janë 3 pikët. Objektivi im për këtë sezon është të fitojmë Kupën pse jo edhe kampionatin”, u shpreh Fernando në një prononcim për “Oversport”.