Mbremjen e sotme ne Teatrin “Migjeni” eshte zhvilluar edicioni i rradhes i “Best 10 North” ku jane nderuar figurat me te spikatura ne fusha te ndryshme per vitin 2021.
Por organizatoret kishin menduar qe ne kete mbremje te kishte edhe nje çmim special qe do te shkonte per “Personazhin e Vitit” 2021 dhe ky ishte ai per presidentin e Vllaznise Alban Xhaferi.
Ka qene gazetari sportiv Gjergj Kola, ai qe e ka shpjeguar edhe arsyen e kesaj perzgjedhje. Sipas tij, fakti qe Vllaznia risolli ne Shkoder nje Kupe pas plot 13 vitesh mungese dhe per me teper solli shprese, besim dhe njekohesisht riktheu deshiren e tifozeve shkodrane per te qene serish ne stadium, kane qene arsyet pse u zgjodh Alban Xhaferi per kete çmim.
Vete ai, ne fjalen e tij ka falenderuar organizatoret per vleresimin dhe ka premtuar se ky eshte vetem fillimi e njekohesisht, trofeu i fituar vitin e kaluar do te pasohet me te tjere ne vazhdim, duke shpresuar madje qe kete vit me titullin kampion.
Maringlen ZHIVANI