Albano Aleksi ka firmosur kontratën me Egnatian, që e lidh deri në vitin 2025. 31-vjeçarit i skadonte kontrata në fundin e këtij sezoni, por rrogozhinasit mbyllën me sukses tratativat për të rinovuar.

Albano Aleksi është pikërisht lojtari që i mungon Tiranës dhe Partizani. Klubet kryeqytetase janë futur në merkato për të gjetur një numër “6”.

Postimi i Egnatias:

– Njoftim

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me mesfushorin Albano Aleksi.

31-vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin tonë deri në vitin 2025-të.

Klubi i uron suksese në vazhdim…