HomeKRYESOREAlbert Kaçi, s'ka ndër mend të tërhiqet nga futbolli. Ja çfarë ka...

Albert Kaçi, s’ka ndër mend të tërhiqet nga futbolli. Ja çfarë ka bërë së fundmi

Në moshën 37 vjeçare Albert Kaçi nuk ka ndër mend të heqë dorë kollaj nga futbolli i luajtur.

Pasioni për këtë sport vazhdon të jetë i madh brenda tij.Ndonëse kryen edhe detyrën e trajnerit të moshave pranë Akademisë Vllaznia, vazhdon të luajë edhe futboll sa herë që i jepet mundësia.

Dhe këtë jo në nivelin amator por i angazhuar në ekipe të ndryshme.

Në fazën e parë të kampionatit ka qenë i angazhuar si futbollist i Adës së Velipojës ndërsa së fundmi është pjesë e ekipit të futsallës së Vllaznisë.

Madje në ndeshjen e fundit të kampionatit të futsallës që u zhvillua në Shkodër, ai ka qenë protagonist me lojën dhe golat e shënuar.

Vllaznia fitoi me rezultatin 5-4 ndaj Ali Demit, një prej ekipeve më të mira në Shqipëri dhe Kaçi ka qenë autor i dy golave.

Dy të tjerët mbajnë “firmën” e Arsid Çobës dhe i fundit ka patur për autor Shpëtim Çelën.

Po në Shkodër u luajt edhe ndeshja tjetër e kësaj jave, ajo në mes Tiranës dhe Flamurtarit që u fitua nga e para me rezultatin 3-0.

Vllaznia futsall që drejtohet nga trajnerët Bujar Celufaj dhe Ardit Behari ka objektiv fitimin e titullit kampion këtë sezon dhe konsiderohet një nga ekipet pretedente të tij.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments