Qe prej tre ditesh, futbollisti shkodran Albi Shpuza eshte duke zhvilluar nje prove tek Akademia e Pescaras ne Itali. Nje prove qe duket se ka nisur ne menyren e duhur teksa ne testin e pare te zhvilluar pasditen e djeshme, ai ka shenuar dy gola dhe ka lene nje pershtypje te mire tek stafi i ketij ekipi dhe drejtuesit e kesaj Akademie.

Ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport”, Shpuza ka shpjeguar me shume ne lidhje me kete udhetim te tij drejt Italise. “Me drejtuesit e Pescares eshte rene dakord qe te zhvilloj nje stervitje njejavore e me pas do te shohim se çfare do te ndodhe. Gjerat po shkojne mire deri tani. Ne ndeshjen e pare qe zhvillova me kete ekip, besoj se jam paraqitur mire. Shenova dy gola dhe stafi me pergezoi. Te shohim tani se çfare do te ndodhe”- ka thene ai per gazeten tone.

Albi eshte djali i menaxherit Luan Shpuza dhe duket se eshte ai qe fale edhe njohjeve me menaxhere te tjere e ka mundesuar kete stervitje njejavore ne Itali.

I datelindes 12 shkurt 2003, Shpuza ka rene ne sy me performancen e tij te mire edhe sezonin e kaluar ne kategorine e pare, por edhe kete sezon me KF Shkodra ne Kategorine Superiore.

I pyetur ne lidhje me te ardhmen e tij, ai pergjigjet: “Padyshim qe deshira ime eshte te vazhdoj te qendroj ketu ne Itali sepse dua te luaj futboll ne nivele te larta. Vetem keshtu mund te arrij pastaj tek objektivi madhor qe kane te gjithe futbollistet: Te luaj me kombetare”!
www.shkodrasport.com