HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAlbi Shpuza largohet nga Vllaznia, në bisedime me disa skuadra të tjera

Albi Shpuza largohet nga Vllaznia, në bisedime me disa skuadra të tjera

Albi Shpuza është larguar nga Vllaznia. Në fakt, diçka e tillë pritej që pas momentit që ky futbollist nuk u mor në fazën përgatitore, teksa ai kishte pakënaqësitë e tij në lidhje me këtë aspekt.

Sulmuesi shkodran, që gjysmën e sezonit të fundit luajti tek U-21, ka kërkuar largimin nga klubi shkodran dhe duket se ka gjetur marrëveshjen edhe me drejtuesit e klubit. Shpuza ishte i detyruar gjatë kohës së fundit, më konkretisht që nga janari, të stërvitej dhe të aktivizohej me ekipin U-21 të Vllaznisë, edhe pse synimet e tij ishin për skuadrën e parë.

Megjithatë, mos-grumbullimin e tij për në fazën përgatitore, duket se ai nuk e ka pranuar dhe ka kërkuar largimin. Gjatë qëndrimit te Vllaznia U-21 që nga janari i këtij viti, sulmuesi 20-vjeçar u aktivizua në të gjitha ndeshjet, teksa gjeti rrugën e rrjetës katër herë në duele të ndryshme.

Më parë, Shpuza ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe Dinamos, me moshat e këtyre të fundit. Tashmë, me largimin e Albi Shpuzës nga Vllaznia, mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa nuk mungon interesi nga ekipe të ndryshme, duke nisur që nga Kukësi.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments