Sulmuesi Aldo Nika ka treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij dhe “ka fituar i vetem” ndeshjen ndoshta me te rendesishme te kampionatit, ate ndaj ekipit “Scutari”.

Ne ndeshjen “derbi” te zhvilluara paraditen e sotme ne mes “Djelmnia Shkodrane” U17 dhe Scutarit, lojtari ne fjale ka rezultuar percaktues duke shenuar te tre golat per ekipin e tij dhe duke i dhene atij fitoren 3-1 ndaj nje rivali direkt.

Dy skuadrat pretendente te kategorise se pare te kesaj grupmoshe jane perballur me njera-tjetren ne nje sfide shume interesante. Ne fillim ka qene ekipi i Scutarit qe ka kaluar i pari ne avantazh me ane te futbollistit Ernest Hagrepi ne minuten e 35-te.

Nente minuta me vone ka ardhur goli i barazimit per “Djelmnia shkodrane” me autor Aldo Niken dhe pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Ne te dyten po ky futbollist do te shenonte brenda 8 minutash edhe dy gola te tjere, fillimisht me ane te nje 11-metershi dhe me pas nje tjeter nga aksioni duke kompletuar kesisoj fitoren 3-1 per ekipin e tij.

Me kete trepikesh. “Djelmnia shkodrane U17” eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe mban per momentin vendin e trete ne renditje, por eshte vetem 3 pike me pak se Scutari dhe Studenti, por duhet thene se ka tre ndeshje me pak te luajtura. Qe do te thote se i ka te gjitha shanset per t’u ngjitur ne krye dhe kur ka ne rradhet e saj nje futbollist si Aldo Nika, me siguri qe do ia dale./SHKODRA-SPORT.COM/