Tirana mposhti në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.
“Pavarësisht situatave jemi të kënaqur me çfarë prodhuam, e merituam fitoren e kishim dëshirën, pjesët e para dhe e dyta ndryshuan, krijuam siguri. Na vjen mirë që shënuam, është fitore e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Ajo situate e Aleksit ndodhi bisedova me Juxhinin dhe tha jam i sigurt, Nikqi është i ri dhe sot nisa ta filloja titullar, premton gjthmonë kërkojmë më shumë, sot ka bërë ndeshje të mirë, na e shpërbleu dhe i takojnë komplimenta.
I duhet ende kohë që mos e trysnojmë. Në një skuadër që ka agresivitet, kishim mundësinë me Hasanin dhe nuk u shënua, i thash që nuk është as i pari as i fundit, por nuk isha në panik, po rrisnim presionin ndaj kundërshtarit, sot na mungonin lojtarë, nuk kemi shumë opsione, nëse Nikqi duhet të ndërrohet skam me kë ta zëvendësoj.
Aleksi është i rëndësishëm, u ndëshkuam pa të drejtë, edhe unë jam i paqartë më vjen keq që sdo e kemi, por ishalla na kthehet Lula. Nuk na vjen që mori të kuq, por do shohim përpara. Kampionati është i gjatë dhe ka pasur situata, distanca nuk është determinante, unë e doja sot fitoren dhe smorëm atë që donim në Kukës apo Shkodër, duhet të bëjmë mirë punën tonë pa menduar se çfarë do të bëjnë të tjerët, do mundohemi të mos presionohemi”, u shpreh ai për “Oversport”.