Te Vllaznia ka debutuar me skuadrën e parë që pa mbushur 16 vjeç dhe dallohej si një portier me shumë talente, madje edhe si pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Alen Sherri zuri vendin e titullarit kur ishte 17 vjeç dhe spikaste si një “guardian” me talent.

Por, që duket se në verën e shkuar nuk u pa në planet e drejtuesve dhe Sherri zgjodhi që të largohej, për një ekspeiencë edhe më të mirë, nisur edhe nga oferta bindëse e Laçit.

Sfida e fundjvës që Laçi luan me Vllazninë do të jetë e veçantë për Alen Sherrin, “gardianin” e skuadrës kurbinase. Ja si e nis prononcimin e tij Sherri para ndeshjes me skuadrën “mëmë”:“Do të përpiqem që ta shoh si ndeshje radhe.

Në fund të fundit, unë jam profesionist dhe për mua janë të gjithë njësoj. Është një ndeshje e rëndësisë së veçantë nuk e kam provuar më parë, dhe nuk e di se si do të ndihem që do të jem kundra ekipit tim”.

“Do të përpiqem që të jap më të mirën, dhe shpresoj që në fund të fundit, Laçi të dal fitimtar në këtë ndeshje. Vijmë nga disa ndehsje me rezultat jo të mirë, por shpresoj që kthesa të nis me Vllazninë, duke iu rikthyer fitoreve dhe të ngjitemi në tabelën e renditjes”, – tha Alen Sherri, “gardiani” shkodran i skuadrës së Laçit./Vipsport/