KF Murlani nuk ia ka dale dot te marre pike ndaj njerit prej ekipeve pretendente te kategorise se dyte si Vora. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit, miqte kane fituar 3-0, por duhet thene se ata kane patur edhe mbeshtetjen e arbitrave.

Deri ne minuten e 40-te gjithçka ka qene e barabarte ne fushen e lojes, perfshi ketu edhe rezultatin e ndeshjes, por pas ketij momenti shume gjera ndryshuan.

Ne kete minute arbitri Sokoli ka ndeshkuar me karton te kuq futbollistin brazilian te Murlanit Noronha dhe ketu ka ndryshuar e gjithe rrjedha e lojes. Ne minuten e fundit te pjeses se pare ka qene Vrapi ai qe ka kaluar ne avantazh ekipin e Vores dhe me kete gol eshte mbyllur 45 minuteshi i pare.

me avantazhin e ketij goli, por edhe te nje lojtari me shume, Vora ka kontrolluar gjithçka ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ne pjesen e dyte ka arritur te shenoje edhe dy gola te tjere me autore Prengajn e Avdiun duke e fituar krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Pas javes se 11-te te kampionatit, Murlani mbetet ne kuoten e 7 pikeve duke qene i pozicionuar ne vendin e 9-te te renditjes, nderkohe qe Vora eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve duke qene tashme e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/


MURLANI- VORA 0-3

MURLANI: Çaku, Ramja, Temja, Qerpiku, Noronha, Çomo, Hila, Djepaxhia, Kaçubela, Hasaj, Trianoski. Tr Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Mujaxhi, Shpuza, Keshtejaku e Arcanjo.