Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTEAlesio Hysaj, një tjetër shkodran mund të bëhet pjesë e Serisë A

Alesio Hysaj, një tjetër shkodran mund të bëhet pjesë e Serisë A

Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napolit si dhe të kombëtares shqiptare, kushëriri i tij Alesio Hysaj është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian. Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A.

Alesio Hysaj ka qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare U-19. Natyrisht që karriera e tij sapo ka nisur dhe pret që t’i jepet momenti për të shpërthyer, ashtu siç bëri kushëriri i tij pak vite më parë ndërkohë që tani Elsi është nga lojtarët më të kërkuar në çdo periudhë merkatoje.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments