Blerja më e fundit e Vllaznisë, Renato Malota nuk është prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit përpara mediave pasi lojtari ka nxituar të udhëtojë drejt Ulqinit për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Megjithatë, për faqen zyrtare të klubit ka dhënë një prononcim duke folur në lidhje me kontratën e re dhe premtimin e tij për të ardhmen.-Malota, si e pritët ofertën e drejtusve të Vllaznisë për t’u veshur kuqeblu? 

-Oferten e Vllaznisë e prita shumë mirë sepse për mua ka qenë ëndërr që të vesh këtë fanellë sepse vllaznia është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri dhe gjithashu duke parë që ka një nga tifozëritë më të zjarrta në vend.
-A do ta kesh të vështirë të përshtatesh me pjesën tjetër të skuadrës dhe sidomos me lojtarët e tjerë të mbrojtjes?
-Si gjithmonë fillimi është i vështirë por do mundohemi të përshtatemi me njëri- tjetrin sa më shpejt dhe të bëjmë të pamundurën që ekipi të krijojë atë stabilitetin në mbrojtje që i ka munguar kësaj skuadre, do thoja unë.
-Cili është mendimi juaj për gjendjen e Vllaznisë?
-Për mendimin tim, Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë por mendoj me afrimet që po bëhen, shumë shpejt Vllaznia do shkojë aty ku i takon të jetë.
-Premtimi juaj për tifozët shkodranë?
-Nuk dua të bëj premtime për momentin pasi çdo gjë është fusha ajo çka e tregon. Por unë dua t’i siguroj të gjithë që do bëj maksimumin dhe do jap më të mirën time, gjithmonë në mënyrë që vllaznia të rikthehet aty ku i takon.