Tashme eshte nje lajm shume i mire per ekipet kombetare shqiptare. Ato shume shpejt do te mbushen nga femije shqiptare te cilet kane lindur neper vendet e ndryshme te botes dhe kuptohet qe kane nje ender te madhe: veshjen e fanelles kuqezi.

Ne kete menyre, edhe boshlleku i krijuar nga largimi i sportisteve kosovare, pritet te mbushet shume shpejt. Dhe ajo çka eshte e rendesishme kjo pritet te ndodhe jo vetem me ekipet kombetare te meshkujve por edhe ato te femrave.

Nje futbolliste qe ka filluar te spikase ne futbollin italian eshte edhe shkodrania Alessia Millaj. Ajo ne fakt ka lindur ne Itali me 26 gusht 2005 nga dy prinder qe kane emigruar prej vitesh nga Shqiperia.

Alessia eshte pjese e ekipit “Valle Varaita” dhe futbollin e ka filluar prej dy vitesh dhe luan si sulmuese. Herepashere ben prova dhe stervitet edhe tek ekipi “Juventus U15”.

Kohet e fundit eshte grumbulluar nga Federata Italiane ne zbore te ndryshme stervitore me ekipin kombetar te ketij vendi, nderkohe qe pret nje ftese edhe nga kombetarja shqiptare sepse kjo eshte endrra e saj. Kete e ben te ditur per “Shkodra Sport” babai i saj kur thote:

“Padyshim qe endrra e vajzes time Alessia eshte qe nje dite te luaje me fanellen e kombetares shqiptare. Ajo eshte shume e apasionuar pas futbollit dhe shpresojme qe karriera e saj te vije gjithnje duke u rritur”.
Gjergj KOLA