HomeKRYESOREAlexandre Lacazette largohet nga Arsenali, rikthehet aty ku spikati si futbollist

Alexandre Lacazette largohet nga Arsenali, rikthehet aty ku spikati si futbollist

Rikthimi në Lyon për Alexandre Lacazette, me “Equipe” duke folur për një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve.

Sulmuesi 31-vjeçar largohet si lojtar i lirë nga Arsenali dhe është gati të kthehet në vendlindje në skuadrën nga e cila ka nisur karrierën, duke bërë më pas emrin e tij të njohur në skenën e futbollit botëror.

Lacazette u shit nga Lyon te Gunners në verën e vitit 2017, për 53 milionë euro, duke bërë që atëherë 206 paraqitje me 71 gola.

Gjatë këtij sezoni ai luajti në 36 ndeshje, duke shënuar 6 herë dhe duke ndarë 8 asistime, ndërsa me ekipin e parë të Lionit luajti nga viti 2009 deri në vitin 2017, duke “numëruar” 274 paraqitje dhe 129 gola.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments