Pas barazimit javen e kaluar ne Gramsh, Terbuni gjen fitoren e pare ne kampionat. Madje e ka arritur me rezultat te thelle duke mundur me rezultatin e thelle 5-0 ekipin e Shenkollit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes.
Ka qene nje 90 minutesh i dominuar ne te gjithe drejtimet nga vendasit te cilet kaluan ne avantahz qe ne minuten e 17-te kur lojtari mik Linares e ka derguar topin gabimisht ne rrjeten e portes se tij. Nderkohe 5 minuta para fundit te kesaj pjese te pare do te shenonte sulmuesi i njohur Jurgen Gjini.
Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0 per Terbunin. Epersia ne pjesen e dyte do te rritej edhe me shume dhe protagonisti kryesor do te ishte sulmuesi tjeter Anderson Filipi qe do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit.
Fillimisht te parin ne minuten e 50-te dhe te dytin me pas 20 minuta me vone. Nuk do te mungonte per te derguar topin ne rrjeten e portes se Shenkollit edhe shkodrani tjeter Vildan Kaçubela qe ka kompletuar kesisoj fitoren e thelle me 5 gola.
Suksesi i sotem ndonese perballe nje kundershtari jo shume te forte, eshte nje tregues se Terbuni i trajnerit Altin Xhahysa ka pretendime serioze kete sezon dhe do te tentoje deri ne fund ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/