Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- futbollisti i Vllaznisë Myzafer Mani

IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- futbollisti i Vllaznisë Myzafer Mani

Shkruar nga Gjergj KOLA

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisë Myzafer Mani. Një humbje e madhe kjo për familjen e tij por edhe për komunitetin e futbollit shkodran sepse ka humbur një prej pjestarëve të tij.

Myzafer Mani ka lindur në Shkodër më 22 janar 1951 dhe në moshë të vogël lidhet ngushtësisht me futbollin duke u bërë pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë dhe më pas u realizua edhe ëndrra e madhe për t’u bërë pjesë e ekipit të parë.

Ai do të ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë në sezonin më të suksesshëm të saj, atë 1971-1972 kur fitoi titullin kampion dhe Kupën e Republikës duke luajtur përkrah emrave të tillë si Paulin Ndoja, Ramazan Rragami, Menduh Dedja, Lekë Koçobashi, Hajrullah Lekaj, Sabah Bizi, Çesk Ndoja, Zyhdi Basha, Esat Rakiqi, Rauf Çanga, Viktor Plumbini, Ismet Hoxha, Ahmet Meta, Suad Durraj, Myzafer Qeraj etj.

Duke qenë se hapësirat tek Vllaznia nuk ishin aq të mëdha nisur nga emrat e shkëlqyer që ishin pjesë e saj në ato vite, Myzafer Mani më pas do të kalonte tek Besëlidhja e Lezhës ku do të luante me shumë sukses.

Pas lënies së futbollit, për disa kohë do të kryente edhe detyrën e trajnerit të moshave duke treguar edhe njëherë tjetër se pasioni i futbollit tek ai ishte shumë i madh.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe gjithë komunitetit të futbollit shkodran. I përjetshëm qoftë kujtim yt Myzafer Mani!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments