FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREKryebashkiaku Ndreu takim me drejtuesit e Besëlidhjes: Objektivi i ngjitjes në Superligë...

Kryebashkiaku Ndreu takim me drejtuesit e Besëlidhjes: Objektivi i ngjitjes në Superligë është i arritshëm!

Starti i kampionatit nuk ka qenë ai i duhuri, megjithatë tashmë nga java në javë situata ka ardhur duke u rregulluar dhe bashkë me të edhe ngjitja në renditje. E kemi fjalën për ekipin e Besëlidhjes i cili aktualisht me 14 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh të luajtura dhe renditet në vendin e shtatë.

Ndërkohë lezhjanët nesër kanë një takim shumë të rëndësishëm në transfertë ndaj Pogradecit që është një ekipet kryesore pretendente për ngjitjen një kategori më lart. Pikërisht në prag të këtij takimi, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka patur një takim me drejtuesit e Besëlidhjes.

Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij:

“Në një takim-kafe me presidentin e Klubit të Futbollit “Besëlidhja”, Pjerin Fusha, drejtorin Renato Malota dhe trajnerin Mirel Josa, diskutuam për ecurinë e ekipit dhe sfidat që na presin!

Objektivi i ngjitjes në Superligë është i arritshëm! Besimi ynë është i plotë dhe mbështetja jonë e konfirmuar!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments