Ne historine e futbollit shkodran kane dhene nje kontribut te madh shume figura te shquara te cilat kane kontribuar si sportiste, trajnere e drejtues.

Nje prej tyre padyshim qe eshte edhe Xhelal Juka i cili sot me 5 prill ka pikerisht diten e lindjes se tij. Nje ngjarje e tille i takon 94 viteve me pare megjithate ia vlen ta kujtojme sot sepse kemi te bejme me nje figure shume te dashur per te gjithe.

Ka qene pjese e Vllaznise ne sukseset e saj ne vitet 1945 dhe 1946 kur ajo u shpall kampione e Shqiperise nderkohe qe ka qene edhe pjese e kombetares ne Lojerat Ballkanike te vitit 1946 dhe ne disa ndeshje stervitore te luajtura me ekipet jugosllave ne ato vite. Por pas organizimit të Kryengritjes së Postribës, Xhelalin e largojnë nga puna dhe më pas edhe nga sporti.

Pas shumë peripecish, riaktivizohet me Vllazninë në vitin 1948 dhe emri i Xhelal Jukës do dalë shpeshherë në skenë.
Në vitin 1953, ai aktivizohet me Partizanin, madje fiton edhe Kupën e Republikës me të, por nuk do të luajë për një kohë të gjatë sepse i këshilluar edhe nga mjekët largohet gradualisht nga futbolli.

Me pas nis pune si trajner teksa i kërkojnë që të stërvisë ekipin e të rinjve të Vllaznisë dhe ai e pranon me kënaqësi. Ai do dallohej për disiplinën e lartë në stërvitje e shumë shpejt do përgatiste futbollistë të denjë për ta përfaqësuar atë në kampionatin kombëtar.

Të tillë janë Selami Dani, Esat Rakiqi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega, Sabah Bizi, Çesk Ndoja, Ismet Hoxha, Halil Puka, Millan Vaso, Suad Durraj etj. Pra bërthama e ardhshme e Vllaznisë ishte përgatitur.

Duke parë rezultatet me ekipin e të rinjve, i ofrohet mundësia për të drejtuar një fazë (të dytën) ekipin e parë të Vllaznisë që po shfaqte dobësi. Në pak vjet, ajo u bë një ndër ekipet më të forta të vendit falë elementit të nxjerrë nga duart e Xhelal Jukës.

Ndërkohë pas largimit të Skënder Jarecit për në Tiranë, drejtimi i Vllaznisë iu besua Xhevdet Shaqirit ndërsa ndihmës i tij ka qenë Xhelal Juka por do ndodhte kështu vetëm deri në vitin 1972 sepse këtë vit Xhelali detyrohet t’i thotë lamtumirë futbollit i detyruar nga “lufta e klasave”.

Në vitet 1972-80 është trajner i ekipit të paratërinjve të Vllaznisë. Ka vazhduar të jetë pranë sportit derisa vdiq më 7 shkurt 2012. Ky eshte Xhelal Juka te cilin e kujtojme sot me rastin e 94 vjetorit te saj te lindjes.
Gjergj KOLA