Shkrua nga Gjergj KOLA
Dita e sotme eshte e veçante per ish- futbollistin e Vllaznise Nikolin Thana. Ai feston 65 vjetorin e lindjes dhe ne kete dite padyshim qe ka marre urime te shumta nga shoke, miq por edhe sportdashes te shumte. Ketyre urimeve u bashkohet edhe gazeta “Shkodra Sport” qe i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Nikolin Thana, ish- mesfushori i saj në vitet ’80 ka lindur me 24 janar 1961 dhe luajti per shume vite me Vllaznine, por edhe me Apolonine, duke rene ne sy per lojen e tij me temperament ne mesin e fushes.
Duke qene pjese e nje brezi te shkelqyer lojtaresh, Thana eshte mundur te jape kontributin e tij ne arritjen e disa rezulateve pozitive gjate ketyre viteve.
Pikerisht per kete arsye, ka hyre ne historine e klubit shkodran dhe gezon respektin e madhe edhe tek tifozet kuqeblu te cilet kane qene gjithmone ne mbeshtetje te Vllaznise.Pas viteve ’90, ai ka qene serish prane Vllaznine, por kete here si anetar i kryesise se klubit. Vitin e kaluar Nikolin Thana u nderua me “Mirënjohje” nga klubi shkodran për kontributin e dhënë në vite për të./SHKODRA-SPORT.COM/


