Problemet e moszhvillimit të disa ndeshjeve në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, e kanë detyruar ekipin e Juban Danjës që të zhvillojë ndeshje miqësore për të mbushur këtë boshllëk. Për këtë arsye, pjestarët e këtij ekipi kanë udhëtuar ditën e djeshme për të luajtur dy ndeshje miqësore me ekipet e këtij vendi. Të shtunën ky ekip duhej të luante me ekipin e Dardanisë por ky I fundit është tërhequr tashmë nga kampionati dhe për rrjedhojë këtë ditë nuk do ketë ndeshje zyrtare. Në një kontekst të tillë, presidenti Jaku pasi është konsultuar edhe me trajnerin Krepi, kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kosovës për të luajtur dy ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës dhe Trep♪5es së Mitrovicës, miqësore këto në kuadrin e kupës “7 marsi”. Ditën e djeshme është luajtur ndeshja ndaj ekipit të Prishtinës dhe shkodranet kanë fituar 4-0 me gola të shënuar nga Suada Jashari (2), Klaudia Rrotani dhe Advije Veliu. Ndërsa sot, ata kanë luajtur ndaj ekipit Trepça ’89 dhe kanë fituar 3-2 me tre gola të kapitenes Advije Veliu. Me këto dy fitore, Juban Danja ka arritur të fitojë kupën “7 marsi” Natyrisht që këto miqësore do t’I vlejnë këtij ekipi për të ruajtur formën fizike ngaqë javën tjetër do të luhet ndeshja vendimtare për titullin kampion me Adën e Velipojës. Mes këtyre dy ekipeve ka rivalitet shumë të madh dhe tashmë do jetë sfida direkte që do vendosë për këtë gjë. Si Ada ashtu edhe Juban Danja kanë diferencë me ekipet  e tjera të kampionatit shqiptar dhe për këtë arsye, ato po aplikojnë zhvillimin e ndeshjeve miqësore me ekipe të tjera jashtë vendit. Këtë gjë bëri Ada me marrjen pjesë javën e kaluar në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Budva të Malit të Zi me pjesmarrjen e ekipeve shumë të forta të kontinentit tonë. Këtë gjë po bën tashmë edhe Juban Danja me miqësoret që po zhvillon në Kosovë. Futbolli I femrave në Shqipëri pritet që të ketë rritje dhe këtë gjë ka premtuar pak ditë më parë edhe presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka në takimin që ka patur me presidentët e këtyre ekipeve.
Gjergj KOLA