Ditën e sotme Vllaznia është stërvitur normalisht. Të gjithë futbollistët kanë qenë të pranishëm në seancën e paradites teksa kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli. Ndryshe nga një ditë më parë kur 15 futbollistë nuk ishin të pranishëm në stërvitje në shenjë proteste për mosmarrjen e rrogave, sot futbollistët “si pula të lagura” kanë qenë në fushën “Reshit Rusi”. Gjithçka ka marrë rrjedhë mbrëmjen e së mërkurës. Ka qenë presidenti Agron Çela ai që ka mbledhur skuadrën dhe pavarësisht se u diskutua se ka qenë thjesht një takim- koktejl për shpalljen e kandidaturës së tij për deputet, në fakt nuk ka qenë ashtu.


Bashkë me futbollistët është diskutuar edhe për problemet që I shqetësojnë dhe në fund, të gjithë bashkë kanë rënë dakord që të mohojnë atë çfarë ka ndodhur. Drejtuesit e klubit kanë nxjerrë Belishën të mohojë gjithçka. Pas tij, për ta mbështetur edhe më shumë këtë alibi, ka dalë në një prononcim për mediat edhe trajneri Artan Bushati.Por ndërkohë, e vërteta është që pasditen e së mërkurës ka patur një bojkot të futbollistëve. Ne foton e meposhtme eshte nje komunikim qe kam patur diten e djeshme me njerin nga futbollistet e Vllaznise, per ta vertetuar me se miri kete. Nuk po japim as emra dhe as fakte te tjera megjitate perderisa ata duken te kenaqur me nje situate te tille, nuk ka pse ta çojme me tej edhe ne. E rendesishme eshte qe tek skuadra shkodrane eshte rikthyer sërish buzëqeshja. Futbollistët duken të lumtur  dhe kjo është shumë e rëndësishme në pragndeshjen me Bylisin. Kjo gjë është parë edhe në stërvitjen e sotme të Vllaznisë teksa të gjithë ata ishin të qeshur dhe të gëzuar.

Gjergj KOLA