Nga Gjergj KOLA

Kur flasim per Vllaznine e viteve ’80, njerit prej ekipeve me te mira ne historine e saj, padyshim qe nuk mund te anashkalosh nje prej mesfushoreve te talentuar te saj, Ardian Bushati. Ai per 11 vite e gjysem ka qene pjese e ekipit shkodran duke dhene nje kontribut shume te madh ne sukseset e tij.

Ka luajtur ne rolin e mesfushorit te qendres, ka mbajtur numrin 10 mbi shpine dhe eshte dalluar per nje shpirt te larte gare, por edhe klas ne lojen e tij. U ndalem sot tek ky personazh sepse ka ditelindjen. Bushati feston 62 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ardian Bushati ka lindur ne Shkoder me 9 mars 1962 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me futboll teksa pasi kalon te gjithe ekipet zinxhir, ne vitin 1981 do te bashkohej me ekipin e pare te Vllaznise.

Me te do te luante rregullisht deri ne nentor te vitit 1992 pas vizites se ekipit ne France, vendos te largohet drejt Gjermanise, aty ku ka vijuar karrieren e tij tek ekipi tek ekipi FC Speyer me te cilin luan per disa vite derisa vendos te lere futbollin.

Nderkohe gjate karrieres se tij do te fitonte edhe tre trofe me ekipin e Vllaznise, konkretisht titullin kampion dy here ne sezonet 1982-83 dhe 1991-92 si dhe Kupen e Republikes ne sezonin 1986-87.

Ai ne 10 vite aktivizim me ekipin e pare te Vllaznise ka luajtur plot 238 ndeshje vetem ne kampionat, pa permendur ketu apo ne Kupen e Shqiperise apo ne aktivitete te tjera ne te cilat ka perfaqesuar ekipin shkodran.

27 gola, te fundit madje e ka ne ndeshjen e fundit qe ai luajtur me Vllaznine, pikerisht ate ndaj Flamurtarit me 12 nentor 1992 kur ai shenon njeri nga golat ne fitoren 4-0 te kuqebluve e kjo do te ndodhte vetem pak dite para largimit te tij nga Shqiperia./www.shkodrasport.com/