Nga Gjergj KOLA

Vllaznia e femrave vazhdon te fitoje e te beje mire ne kampionat dhe eshte ne perpjekjet e fundit per te fituar edhe titullin e 11-te kampion rradhazi. Pavaresisht “shkopinjve nder rrota” dhe veshtiresive nga me te ndryshmet qe ka hasur ky ekip, ai vazhdon te shohe perpara, por nderkohe sot perpos stervitjes, ka edhe nje arsye per te festuar.

Kjo ngaqe presidenti Lazer Matija ka ditelindjen. Ai sot mbush 56 vjeç dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme atij edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht edhe sa me shume suksese!

Lazer Matija ka lindur me 18 prill 1968 dhe gjate gjithe jetes se tij do t’i perkushtohej futbollit. Fillimisht si futbollist duke luajtur vete dhe nderkohe eshte edhe nje nga themeluesit e ekipit “Ada” ne vitin 1996.

Megjithate suksesin me madh do ta kishte ne postin e presidentit dhe jo me kot eshte presidenti qe ka fituar me shume trofe se çdo president tjeter i nje ekipi ne Shqiperi. Ka fituar plot 25 trofe deri më tani dhe me siguri që ky numër do të vazhdojë edhe më tej. Nga to, 13 janë tituj kampionë, 11 janë Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Gjithçka ka nisur në sezonin 2010-11 kur atëherë ai drejtonte ekipin e femrave të Adës dhe fitoi titullin e parë kampion. Po atë sezon ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Më pas fiton titullin edhe në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013.

Më 29 gusht të vitit 2013 fiton me Adën edhe Superkupën (e vetmja e zhvilluar deri tani) ndaj Juban Danja me rezultatin 4-0 dhe këtu mbyllet “cikli” i Adës sepse ky ekip do të ndryshonte emër dhe më pas do të quhej “Vllaznia”. Me emrin “Ada” presidenti Matija kësisoj koleksionoi 5 trofe, pra 3 tituj kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Por ai nuk do të ndalej këtu. Ecuria me Vllazninë do të ishte edhe më e suksesshme sepse prej 11 vitesh askush “nuk i del përpara”. Ka fituar gjithçka që ka qenë e mundur deri më tani. 10 tituj kampion duke vendosur dhe yllin e pare ne fanelle dhe njekohesisht edhe 10 Kupa të Shqipërisë.

Trofetë aktual që Lazer Matija ka koleksionuar si president deri më tani janë plot 23. Si askush tjetër ne futbollin shqiptar dhe kjo e bën atë të veçantë. Pa permendur suksesin historik te para dy sezoneve, kualifikimin ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” duke qene ne mes 16 skuadrave me te mira te kontinentit, rezultat padyshim me i larte ne historine e futbollit shqiptar.

Shumëkush mund të mendojë se është e lehtë të fitosh trofe në futbollin e femrave sepse cilësia është e dobët. Në fakt gabojnë. Ky lloj futbolli ka vështirësi dhe më shumë ndoshta se ai i meshkujve sepse edhe problematikat janë edhe më të mëdha.

E provuan të ndërtojnë ekipe femrash dhe të investojnë në to edhe Safet Gjici tek Kukësi, Ardian Takaj tek Skënderbeu apo tashmë po e provon edhe Koço Kokëdhima tek Apolonia, Refik Halili tek Tirana apo Gazmend Demi tek Partizani, por nuk po ia dalin dot ta sfidojnë këtë njeri.

Për të gjitha këto merita, për të gjitha këto trofe që po i dhuron Shkodrës, Lazer Matija ndoshta e meriton një vlerësim. Ky është minimumi i respektit që ky qytet duhet të tregojë për këtë njeri i cili jo më kot është presidenti më me shumë trofe në futbollin shqiptar. Megjithate, sot i duhet edhe te festoje. Edhe njehere, Gezuar President Lazer Matija!