Dita e sotme eshte e veçante per nje nga emrat e shquar te historise se futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ferid Rragami. Ai feston 66 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur me 30 maj 1957 dhe qe ne moshe te vogel dhe lidhet shpejt me futbollin sepse duke pasë shtëpinën në Lagjen Sarreq, shumë pranë shtëpisë së pionerit dhe ka qenë pikërisht një emër I madh I futbollit shkodran si Ernest Halepjani që e afron tek futbolli.

Më pas kalon tek shkolla sportive me trajnerë Zyhdi Bakallin dhe Tonin Krajën.Kalon më vonë tek Shkolla e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë dhe do të bëhej pjesë e ekipeve të moshave të Shkëndisë me trajnerë Bahri Ishkën dhe Thanas Jançen. Gjatë kësaj periudhe është pjesë e ekipit kombëtar të të rinjve të Shqipërisë.

Luan edhe me ekipin e parë të Shkëndisë në vitin 1974 deri në vitin 1976 me trajner Shyqyri Rrelin dhe Zyber Konçin.
Në vitin 1976 kthehet në Shkodër dhe I bashkohet Vllaznisë por vetëm për pak kohë.

Në vitin 1977 e marrin ushtar dhe I bashkohet Partizanit me të cilin luan tre vite me rradhë ku shpallet edhe kampion, fiton edhe Kupën e Republikës.Gjatë kësaj periudhe shpallet edhe kampion Ballkani me ekipin kombëtar të Shpresave.

Në vitin 1981 rikthehet te Vllaznia dhe fiton menjëherë Kupën e Republikës, më pas shpallet kampion në sezonin 1982-83 si dhe fiton përsëri Kupën në sezonin 1986-87. I ka dhene fund karrieres me Vllaznine ne vitin 1990.

Për vite me rradhë, është anëtar I ekipit tonë kombëtar Ferid Rragami është nderuar me titullin “Mjeshtër I Merituar I Sportit” ndërkohë që tre vjet më parë është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër I Madh” nga Presidenti I Republikës.
Gjergj KOLA