Ditet e para te vitit te ri perkojne me nje ngjarje te veçante per ish- futbollistin dhe ish- trajnerin e Vllaznise Edi Martini. Sot ai mbush 48 vjeç dhe padyshim që këtë ditë do ta festojë ashtu siç di ai me njerezit e tij te dashur.

Kuptohet që nuk do t’i mungojnë edhe urimet sepse kemi të bëjmë me një figurë shumë popullore dhe të dashur për të gjithë. Me klasin e tij të lartë si futbollist, ka fituar duartrokitjet jo vetëm të tifozëve të Vllaznisë por edhe të mbarë vendit. Ai jo me kot eshte konsideruar si nje nga futbollistet me te talentuar te skuadres shkodrane pas viteve ’90.

Jo me kot, gjate vitit 2019 u vleresuar nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta me titullin e larte “Mjeshter i Madh” ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia.

Nderkohe prej disa sezonesh po ben edhe detyren e trajnerit teksa aktualisht drejton Teuten, ekip me te cilin ka fituar 4 trofe duke qene trajneri me i suksesshem ne historine e saj.

Ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra “Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme Edi Martinit edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Gjergj KOLA