Nga Gjergj KOLA

Vitet ’80 për volejbollin shkodran kanë shënuar një nga kulmet e tij. Një brez i shkëlqyer sportistësh kanë qenë ato të cilët kanë mbushur pallatin e vjetër të sportit (sot Katedralja e qytetit) dhe ndër to, njëri nga më të spikaturit ishte padyshim edhe Adrian Mikopli.

Po ndalemi sot tek ky perzonazh sepse kjo ditë përkon me ditëlindjen e tij. Ai sot do të mbushte 61 vjeç, por për fat të keq që prej 11 shtatorit të vitit të kaluar ai nuk jeton më mes nesh dhe kjo është ditëlindja e parë që familja Mikopli kalon pa Adrianin.

Ai ka lindur në Shkodër më 2 mars 1963 dhe me sportin do të lidhej që në moshën 13 vjeçare. Ka qenë në klasën e shtatë të shkollës “Ndoc Mazi” kur i lind ideja të merret me volejboll dhe rregjistrohet tek ekipi i të rinjve të Vllaznisë që në atë periudhë drejtohej nga trajnerët Flamur Agolli dhe Mehdi Temali. Pas katër vitesh me këtë ekip, e thërrasin me të rriturit, pikërisht në vitin 1981 kur trajner në atë periudhë ishte Mark Grimci.

Për Adrianin, kjo ishte një ëndërr e realizuar tashmë. “Të luaje me emra të tillë si Irfan Boriçi, Adrian Shiroka, Xhino Mjeda, Irfan Domnori, Gjon Çoba e më pas edhe me Mark Kroqin, Besnik Lishën, Simon Gugën, Fatmir Grudën, Adnan Boriçin, Frederik Trumzën, apo dhe në fund me të rinjtë e sapoardhur në ekip, Aleksander Leqejzën dhe Bernard Shtyllarin, sigurisht që ishte një kënaqësi e madhe për mua.

Adrian Mikopli ka marre fanellen me numrin 6 nga Irfan Boriçi dhe si rrjedhoje eshte munduar gjate gjithe karrieres se tij ta justifikoje me se miri dhe madje ta çoje edhe me lart. Protagonisti i ketij shkrimi ka fituar me Vllaznine tre Kupa Republike në vitet 1985, 1988 dhe 1989 dhe ka dalë disa herë nënkampion dhe ka fituar disa kupa të Federatës.

Një nga karakteristikat kryesore të lojës së Adrian Mikoplit ka qenë aktivizimi në disa pozicione teksa ka luajtur edhe si pasues por edhe si shuter. Shtatërlartësia e tij nuk ka qenë e madhe, vetëm 180 metra, çka për një logjike volejbolli nuk është e lartë për një lojtar shuter. Por Adriani kishte një të veçantë: kërcyeshmërinë. Ka kërcyer 3.50 m, e cila ishte ndër prekjet më të larta në volejbollin shqiptar të asaj kohe.

Adrian Mikopli e ka lënë sportin në vitin 1992. Atëherë kur me ndryshimet demokratike, shumë sporte u shkrinë edhe në Shkodër. Ishte vetëm 29 vjeç dhe u detyrua ta braktiste sportin e tij të dashur, megjithatë jo me ndonjë brengë sepse tashmë me të, kishte arritur jo pak gjëra dhe plotësuar jo pak ëndrra.

Pas 25 vitesh shkeputje, Adrian Mikopli u rikthy tek volejbolli duke u emeruar fillimisht tek ekipi i te rejave te Vllaznise, te cilat arrin t’i shpalle edhe kampione. Me pas drejton ekipin e te rriturve, per te kaluar tek ekipi i te rriturave pak me vone. U nda nga jeta vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë, por duke lënë pas shumë kujtime të bukura./www.shkodrasport.com/