Merkato e futbollistëve nuk ka të ndalur në Shqipëri. Një nga ekipet më aktive është edhe Egnatia, ku rrogozhinasit duan të ndërtojnë një ekip rivalizues. Kjo jo vetëm për sezonin e ri në Superiore, por edhe për kupat e Europës. E sot Egnatia do zyrtarizojë afrimin e rradhës.
Sipas informacioneve të “Shkodra Sport”, paraditen e sotme do prezantohet një sulmues krahu nga Azerbajxhani. Emri për momentin nuk bëhet publik për çështjet e fundit burokratike, por futbollisti është goxha cilësorë.
Ai që ka ndihmuar në këtë transferim të një lojtari të tillë në vendin tonë është Alsid Tafili.
Ish-futbollisiti i Vllaznisë, tashmë që mbulom edhe rolin e menaxherit ka realizuar një nga goditjet e rradhës në merkato. Ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë qenë shumë aktiv dhe të suksseshëm në sezonet e fundit.
Tashmë na mbetet të presim se cili do jetë ky sulmues krahu që do i bashkohet Superiores në sezonin e ri.
Endri ÇINARI