Kishte premtuar se deshironte te rikthehej te luante serish ne Shqiperi dhe keshtu ka ndodhur. Mesfushori shkodran Alsid Tafili nga sot i eshte bashkuar ekipit te Beses se Kavajes.

Ish- lojtari i Vllaznise ne sezonin e kaluar luajti ne Kosove ne Lirine e Prizrenit por me te mbaruar kontrata atje, vendosi te rikthehej serish ne Shqiperi.

Deshira e 33 vjeçarit ka qene per t’u rikthyer serish ne Superlige, pse jo tek Vllaznia por kjo nuk i eshte realizuar. Ne kushte te tilla ka pranuar oferten e drejtuesve te Beses per t’iu bashkuar projektit te tyre dhe keshtu ka ndodhur.

Me mbi 200 ndeshje ne kampionat me Vllaznine, Tafili pritet ta ndihmoje shume Besen me eksperiencen e tij per te arritur objektivat qe ajo do te kete ne sezonin e ri.

www.shkodrasporr.com