Kombetarja shqiptare i ka bere per vete te gjithe me paraqitjet e saj ne ndeshjet e fundit. Edhe ish- futbollistet kuqezinj qe kane shkelqyer vite me pare me kete kombetare, jane te entuziasmuar nga ecuria ne eliminatoret e fundit.

Njeri prej tyre, ish- sulmuesi Altin Rraklli ne nje interviste per emisionin “Koha shtese” eshte ndalur edhe tek lojtare te veçante te kombetares aktuale dhe veçanerisht tek njeri prej tyre, Mario Mitaj, per te cilin ka folur me superlativa.

“Mitaj? Unë akoma nuk e di se me çfarë ekipi ai luan, po i takon kampionateve elitaree të Europës. Ky lojtar është për Serie A, Premier League ose La Liga. Me atë forcë, me atë qetësi dhe teknikë që ka, i përshtatet çdo lloj kampionati elitar në Europë.

Është fizikisht mirë, është i shpejt, është me topin shumë mirë, elegant, nuk driblohet kollaj, them se do t’i përshtatet çdo lloj kampionati”- eshte shprehur Rraklli./SHKODRA-SPORT.COM/