Thursday, April 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAltin Rraklli: Për sa kohë Duka është president i Federatës, nuk do...

Altin Rraklli: Për sa kohë Duka është president i Federatës, nuk do ketë trajner shqiptar në krye të kombëtares

Ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare Altin Rraklli është i mendimit se trajneri aktual i kombëtares kuqezi Silvinjo duhet të vazhdojë të jetë në krye të kësaj skuadre, sepse tashmë e njeh ambientin dhe gjithçka tjetër. Sipas tij, më mirë sesa të vijë një tjetër i huaj i cili do të donte kohën e vet për t’u ambientuar, më mirë të qëndrojë braziliani në këtë detyrë.

Kjo edhe ngaqë opsioni për një trajner shqiptar bie poshtë derisa Duka të jetë në postin e presidentit të FSHF ngaqë ai nuk i preferon ato për shkak të ndërhyrjeve që mund të kenë.

“Koha për një trajner shqiptar ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë. Ti mund të zgjedhësh një trajner shqiptar, por për sa kohë Duka është president i Federatës, nuk besoj se kjo do të ndodhë. Duka ka preferuar gjithmonë trajnerë të huaj sepse ka më pak presion dhe ndërhyrje nga ambienti shoqëror shqiptar.

Për më tepër, situata ka ndryshuar: sot shumica e lojtarëve të kombëtares vijnë nga jashtë vendit, ndaj trajnerët shqiptarë nuk do të kishin mundësi të merrnin lojtarë nga ambientet lokale. Megjithatë, nuk do të ishte fundi i botës të zgjidhej një trajner shqiptar, pasi ka trajnerë shqiptarë po aq të aftë, të zgjuar dhe teknikë sa trajnerët e huaj. Por me Dukën president, nuk duket e mundur që ai të zgjedhë një trajner shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments