Erdenis Gurishta ka folur me fjalë zemre për Vllazninë. Në rrjetet sociale, kapiteni shkodran duket sikur vulos të ardhmen, duke treguar se janë borxhlinj ndaj tifozëve për një trofe më të rëndësishëm se Kupa e Shqipërisë.

I shumëkërkuar në merkato, 27 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Vllazninë, ndërsa e ardhmja duket në Shkodër, aty ku premton një trofe kampioni për tifozët.

“Faleminderit që na mbështesni gjithmonë. Ne bashkë me ju i treguam të gjithëve se kundër Vllaznisë nuk mund të bësh kalkulime.

Falenderime pafund dhe ju jemi borxhlinj për një trofe më të madh se ky. Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për ngjyrat”, shkruan Gurishta.