Lorik Boshnjaku ka gjetur akordin dhe për dy vitet e ardhshme do jetë pjesë e Vllaznisë në Superligë. Mesfushori 26 vjeçar i Prishtinës ka lënë pas 8 vitesh klubin ku është rritur, duke provuar eksperiencën e parë jashtë Kosovës.

Pjesë edhe e përfaqësueses Dardane, mesfushori ka qenë nën urdhërat e Mirel Josës edhe tre sezone më parë, kur tekniku 59 vjeçar drejtonte Prishtinën. Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari kosvar Arlind Sadiku.

Pritet që sot lojtari të nënshkruajë kontratën, duke u bashkuar me ekipin në datën 15, atëherë kur kuqeblutë nisin përgatitjet për Conference League.

Klubi shkodran nderkohe ende nuk ka asnje konfirmim zyrtar, por ndoshta mund te vije ne oret ne vijim.