Më datën 29 shtator do të nisë Kampionati Kombëtar i Volejbollit për meshkuj, teksa do të luhen takimet e javës së parë. Në këtë kampionat, ashtu sikurse edhe vjet, marrin pjesë 9 skuadra dhe që në javën e parë kemi përballjen “big” mes Erzenit kampion dhe Partizanin nënkampion.

Pra, dy skuadrat më të mira do të duelojnë mes tyre në Durrës, për ta nisur sezonin e ri me fitore.

Në “Fahrie Hoti” luhet derbi i kryeqytetit mes Farka Volley dhe Tiranës, me bardheblutë që shihen si favoritë pas triumfit në Kupën e FSHV-së.

Interesante edhe dy përballjet e tjera të javës së parë, Studenti-Vllaznia e Skënderbeu-Elbasani, që duelojnë për një vend në play off sezonin e ri. Ndeshjet e kampionatit të femrave do të nisin pë një jave (më datën 6 tetor).

Volejboll – Meshkuj (java e parë-29 shtator)

Skënderbeu – Elbasani, ora 15:00 (Korçë)

Farka Volley – Tirana, ora 18:00 (Fahrie Hoti)

Studenti – Vllaznia, ora 18:00 (Asllan Rusi)

Erzeni – Partizani, ora 19:00 (Dh.Goga)

Teuta (pushim)