Sikur te mos mjaftonte ecuria jo e mire e kuqebluve ne kater ndeshjet e fundit, ata tashme do te kene edhe kalendarin kunder.

Kjo sepse Vllaznia tre ndeshjet e ardhshme do t’i luaje jashte Shkodres dhe nese ajo nuk reflekton sa me shpejt, pasojat mund te jene te medha per te.

Te merkuren qe vjen, skuadra shkodrane do te udhetoje drejt Vlores per te luajtur ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes ndaj Flamurtarit. Ne pamje te pare duket nje ndeshje e lehte, por pritet te mos jete keshtu.

Fundjaven tjeter, Vllaznia do te luaje ne Kamez ndaj Kastriotit ndeshjen e javes se fundit te fazes se dyte te kampionatit. Pas kesaj ndeshjes, ajo do te luaje serish ne transferte, kete here ne Laç per t’u ndeshur me skuadren vendase ne kuadrin e javes se pare te fazes se trete te kampionatit.

Per keto arsye, nese skuadra nuk reagon shpejt, pasojat mund te jene te medha dhe ajo mund te çoje dem gjithe sezonin dhe kjo ne fakt do te ishte fatkeqesi./SHKODRA-SPORT.COM/