Kategoria e Parë po bëhet gati të rinisë aktivitetin. Në fundjavë ishte parashikuar të luhej e 16-të, por dy takimet si Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti nuk do të luhen për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë ditëve në vijim pritet dhe një njoftim se kur këto sfida do të luhen. Siç shikohet dhe në foto, kushtet për të luajtur janë zero. Dëbora po mundohet të pastrohet nga fusha, por asgjë nuk mund bëhet për sfidat e nesërme.

Nderkohe ndeshjet e tjera do te luhen sipas kalendarit dhe kuptohet qe priten me interes nga te gjitha skuadrat qe do te mundohen te marrin maksimumin ne to.

Gjysma e dyte e sezonit pritet te jete interesante dhe ne gare perveç Bylisit e Erzenit qe kryesojne aktualisht renditjen, do te jene edhe ekipe te tjera.