Drejtuesit e Juventusit tashmë duket se po mendojnë për planifikimin për sezonin e ardhshëm. Përveç përforcimeve të reja të mundshme, klubi po punon edhe për rinovimin e lojtarëve të rëndësishëm në projektin teknik.

Mes tyre janë Angel Di Maria dhe Adrien Rabiot, kontratat e të cilëve do të skadojnë në qershor. Nëse gjërat duket se po ecin pozitivisht për argjentinasin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin francez, i cili po tundohet nga Premier League.

Sa i përket lamtumirave të mundshme, përveç Dusan Vlahovic që ka ngjallur interesin e klubeve të mëdha europiane, një tjetër që mund të bëjë gati valixhet është edhe Federico Chiesa.

Në këtë drejtim, një angleze e madhe duket e gatshme të merret seriozisht për t’ia rrëmbyer bardhezinjve. Siç u përmend, Juventusi është tashmë shumë aktiv në planifikimin e merkatos së ardhshme të verës, si për sa i përket blerjeve ashtu edhe largimeve.

Sa i përket transferimeve të mundshme, një lojtar që mund t’i thotë lamtumirë është Federico Chiesa. Sulmuesi i krahut, në fakt, nuk po gjen shumë hapësirë ​​me Massimiliano Allegrin.

Nisur nga situata, disa klube po e monitorojnë vazhdimisht futbollistin dhe së shpejti mund të ketëlëvizje befasuese. Klubi më i interesuar për ta blerë është Tottenham, i cili pas ndarjes me Antonio Conten synon t’ia besojë stolin Luis Enrique-s, aktualisht i liruar pas dorëheqjes nga kombëtarja spanjolle.

Ish-trajneri i Furive të Kuqe e pëlqen shumë yllin e Juventusit, aq sa duket se ia ka kërkuar klubit londinez në rast se do të marrë drejtimin e skuadrës.

Drejtuesit anglezë janë gati të kënaqin Luis Enrique-n, aq sa të vendosin në pjatë rreth 50 milionë euro për të bindur gjigantët e futbollit italian.

Juventusi nuk duket i gatshëm ta pranojë këtë shifër, por gjithsesi është i gatshëm të flasë në rast ofertash më të larta. Lojtari është i tunduar nga ideja për të shkuar në Premier League.

Mekrato e verës tashmë është gati të fillojë, me Federico Chiesa gati për t’i thënë lamtumirë Juventusit vetëm tre vjet pas transferimit të tij në Torino. Tottenham është gati t’i japë trajnerit spanjoll lojtarin e shumëdëshiruar.