Trajneri i Murlanit dhe një nga ish-kampionët e futbollit shkodran, Altin Xhahysa foli për rikthimin e futbollit shqiptar në këtë javë. Ish-sulmuesi u ndal tek dy ndeshjet e rradhës së Vllaznisë kundër Partizanit në kupë dhe Kastriotit në kampionat. Gjithashtu ish-futbollisti i Vllaznisë vuri theksin se ekipi duhet të punojë shumë në gjendjen e tij psikologjike.
Xhahysa tha: “Vllaznia do ketë dy ndeshje shumë të forta në këtë javë. Fillimisht me Partizanin, ku mendoj se luhet shumë sepse në lojë është trofeu i kupës, por edhe rruga më e shkurtër për të siguruar Europën. Them se kundër të kuqve do jetë një përballje e fortë dhe e bukur për tu shikuar dhe them se Vllaznia do marrë një rezultat pozitiv.
Më të vështirë ndoshta e shoh në kampionat kundër Kastriotit. Ata më duket se janë një ekip që po gëzojnë një gjendje sportive dhe morale shumë të mirë dhe do jetë shumë e vështirë edhe për vetë futbollin që aplikon skuadra e Kastriotit.
Vllaznia? Problemin më shumë e shoh tek harmonia e skuadrës. Plorit dhe Milotit iu lind detyra që të rikthejnë atë qetësinë psikologjike dhe harmoninë në skuadër. Besoj se kjo javë pushim i ka shërbyer ekipit për mirë”.
Endri ÇINARI