Është luajtur ditën e sotme, sfida e Kategorisë së Dytë, Shkumbini-Tërbuni e mbyllur në barazim pa gola 0-0. Një ndeshje e cila mund të ishte mbyllur me fitoren e skuadrës mike pasi gjyqtarët i kanë anulluar dy gola.

Në një moment gjatë ndeshjes, Tërbuni niset në kundërsulm, por gjyqtari anësor edhe pse ndodhet pranë aksionit e jep pozicion jashtë loje dhe loja ndalet nga arbitr kryesor.

Nga pamjet duket qartë që lojtari i Tërbunit është në pozicion të rregullt dhe ky aksion mund të kthehej në gol. Gabimet amatoreske të gjyqtarëve në Kategorinë e Parë dhe të dytë duket se nuk kanë fund në futbollin shqiptar.

Nje vendim qe mbase ka ndikuar ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes por kjo nuk eshte pak sepse kjo do te kishte ndikuar ne renditjen e kampionatit.