Vllaznia perpos maredhenieve te mira te krijuara me klube te ndryshme te Ballkanit dhe te Europes, ka vendosur ta shtrije mundesine e bashkepunimit edhe ne Azine e larget. Nje gje e tille konfirmohet edhe nga vizita e sotme ne Shkoder e ambasadorit te Japonise ne vendin tone, z. Mitsuyuki Takada.
Ai ka patur nje takim ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” me presidentin Alban Xhaferi dhe drejtues te tjere te klubit shkodran teksa eshte biseduar konkretisht edhe per menyren si mund te bashkepunohet. Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi Vllaznia permes faqes zyrtare ku shkruhet:
|Klubi i futbollit Vllaznia, president Alban Xhaferi pati kënaqësinë të mirëpresë sot në Shkodër ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, z. Mitsuyuki Takada.
Mbas prezantimit të ambienteve të stadiumit “Loro Boriçi” dhe punës së bërë deri tani në arritjen e rezultateve dhe objektivat e klubit në promovimin e elementit të ri si dhe arritjen e objektivave sa më të larta në këtë sezon, diskutuam dhe për mundësitë e krijimit të marrëdhënieve me klube japoneze në të ardhmen dhe shkëmbimin e eksperiencave me ta.
Gjithashtu drejtori i Akademise Alban Neziri, në emër edhe të Bashkisë Shkodër i dhuroi ambasadorit një foto me simbolet e qytetit tonë”./SHKODRA-SPORT.COM/