Erald Çinari ka zgjedhur që aventurën e tij ta vazhdojë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kuqezi duke konfirmuar transferimin e sulmuesit 26-vjeçar.

Për të ishin të interesuara shumë klube nga Superiorja pas përfundimit të kontratës në Turqi me Samsunsporin, mes tyre dhe ish-klubi i tij, Partizani.

Gjithsesi duket se klub i shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka arritur të mposhtë konkurrencën me klubet e Superiores dhe ka siguruar shërbimet e Çinarit.